Dhimbje lë pas
Redon Makashi
Muzgu ra
trishtimin e tij hodhi mbi det
s'di ç'më mundon
dhe më shqetëson
vallë do të vish ti si atëherë ?
Kur pranë detit rrinim ne të dy
si atëherë në këtë qetësi
dhe këtë muzg, heshtje e përqafim
ti det më sill përsëri... përsëri
Në një mbrëmje si kjo ne të dy
dorë në dorë ecnim pranë detit blu
dhe të flisja dhe më flisje shumë
deti i heshtur na dëgjoi
Dashuria s'mbetet veç kujtim
të ndjek pas ajo gjithmonë në jetë
në çdo vend e në çdo rrugë që shkel
zemra kurrë jo, zemra kurrë jo,
s'mund të heshtë
Imazhi i saj
në këtë vetmi ndodhet me mua
si nuk munda ta kuptoj më parë
se kjo vajzë ishte për mua gjithçka
dhe tani që s'e kam më
dhimbje la
Sa do t'doja që të kisha pranë
e ta puthja me aq zjarr
të humbisnim ne në dashurinë e çmendur
si më parë, si më parë.
Hej e dashur
malli më ka marrë
për atë kohë fantastike që kaluam bashkë
Tani kam frikë që ta kujtoj atë
ç'do gjë e bukur dhimbje lë pas
dhimbje lë pas
Comentários
Envie dúvidas, explicações e curiosidades sobre a letra
Faça parte dessa comunidade
Tire dúvidas sobre idiomas, interaja com outros fãs de Redon Makashi e vá além da letra da música.
Conheça o Letras AcademyConfira nosso guia de uso para deixar comentários.
Enviar para a central de dúvidas?
Dúvidas enviadas podem receber respostas de professores e alunos da plataforma.
Fixe este conteúdo com a aula: